Policia holandeze ka organizuar një operacion anti-drogë në shkallë të gjerë në Amsterdam. Sipas gazetës NRC, policia ka kapur 12.8 milionë
euro në cash gjatë këtij operacioni.
Paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona. Kjo është sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë.
Gjatë operacionit janë arrestuar dy meshkuj nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga
Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një person nga Maroku.
Gjithçka nisi tre javë më parë pas një informacioni se kolumbianët që mund të ishin përfshirë në importimin dhe shitjen e kokainës në Holandë. Mendohet se një grua 52-vjeçare nga
Kolumbia ishte përgjegjëse për trafikun.
Një zyrtar i policisë tha se gjithçka është zhvilluar në mënyrë sekret nga frika e dekonspirimit. “Bandat e
drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i
drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit,” tha ai.
Shtuar më 01/10/2019,
ora 19:14