Kapen në flagrancë gjatë shkëmbimit të drogës, arrestohen dy të rinj në Fier
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit operacionit antidrogë “Vloshi” nga policia e Fierit bëri të mundur arrestimin e Kelmend Myftarit 25 vjeç, banues në fshatin Vlosh të Fierit dhe Eduart Hatias, 19 vjeç, banues në fshatin Drenovicë të Beratit.

Kapet duke i shitur lëndë narkotike një shtetasi, policia arreston në flagrancë të dy personat. Policia thotë se “arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në afërsi të Spitalit Roskovec, ku shtetasi Kelmend Myftari është kapur në flagrancë duke i shitur shtetasit Eduart Hatia 155 doza lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2016, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori