Kapen me shkelje, MD masa disiplinore për 3 përmbarues privat
Pëlqej
Ministria e Drejtësisë ka konstatuar me shkelje disa përmbarues gjyqësor privat, ndaj të cilëve ka marrë edhe masa disiplinore. Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka urdhëruar dhënien e masave disiplinore të parashikuar në ligj ndaj përmbaruesve gjyqësor A.M, H.XH dhe M.T.

Gjithashtu me shkelje ligjore ka rezultuar edhe veprimtaria e përmbaruesit privat B.N, ndaj të cilit për shkak të mungesës së dokumentacionit në dosje, mosrespektimit të afateve procedural të njoftimit si dhe veprimeve jo etike që cënojnë rëndë figurën e përmbaruesit gjyqësor, është urdhëruar nga e Ministrit të Drejtësisë, dhënia e masës disiplinore “pezullim i licensës përmbarimore për 6 muaj”. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori