Kapen me mall kontrabandë, arrestohen dy persona
Dy persona të cilët tentuan të fusin një sasi ushqimesh kontrabandë jane arrestuar nga policia e Elbasanit. Ismail Nexhip Balla, 49 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan dhe Adriatik Qemal Musta, 40 vjeç, banues në fshatin Shalë
janë kapur me një sasi prej 36 ton sheqer dhe 15 ton oriz të pazhdoganuar.


Keta shtetas, në magazinën e cila ndodhet në Cerrik, paketonin në pako 950 gramë mallrat e mësipërm ku i shisnin ato për 1 kg qytetarëve të qarkut Elbasan. Destinacioni i këtyre mallrave ishte qyteti i Librazhdit dhe rrethinat e saj. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori