Kapen me drogë e dhunojnë Policinë, në pranga 3 të fortët e Dibrës
Pëlqej
Policia e Dibrës gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre persona, për kundërshtim të forcave të rendit. Gjithashtu, tre të arrestuarve u është gjetur edhe një sasi droge.

Arrestimet erdhën në kuadër të operacionit “Dobrova”.

Të arrestuarit janë:

Olsi Toska, 24 vjeç,
Astrit Buci, 34 vjeç,
Altin Margjoka, 30 vjeç

Arrestimi i shtetasve Astrit Buci dhe Altin Margjoka është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi Altin Margjoka ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit Astrit Buci.

Ndërsa shtetasi Olsi Toska është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij Astrit Buci, Toska është kapur në flagrancë nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori