Kapen me armë, policia e Elbasanit arreston dy persona
Pëlqej
Gjatë orëve të natës, në sajë të dy operacioneve të kryera nga policia e Elbasanit janë arrestuar dy persona, pasi janë kapur me armë. Policia bën me dije se në banesën e Kastriot Letit u gjetën 4 granata defensive, 2 krehëra pistolete, 6 krehëra automatiku dhe 1 mijë fishekë kallashnikovi dhe pistolete.

Po të njëjtat burime shtojnë se është ndaluar edhe shtetasi Xhemal Zeneli, i cili kishte me vete një armë kallashnikov. Ndaj këtyre shtetasve është marrë masa e arrestit për "armembajtje pa leje", për të cilën rrezikojnë deri në 7 vjet burg. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori