Kapen me armë dy të rinj, procedohen në gjëndje të lirë
Pëlqej
Dy të rinj nga Korça po procedohen penalisht në gjendje të lirë, pasi janë kapur me armë. Bëhet fjalë për shtetasit Grigor.P., 25 vjeç dhe Mikel. Z., 30 vjeç banues në Korçë, të cilët po ndiqen penalisht pasi nuk i'u bindën urdhrit të policisë.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.11 të Korçës, Grigor.P., duke drejtuar mjetin me targa KZP 1469, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por është larguar dhe më pas ka braktisur mjetin dhe është larguar me mjetin Toyota, me drejtues 30 vjeçarin Mikel.Z., ku më pas u kapën.

Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre thika, 24 copë fishekë armë gjahu pa lejen përkatëse. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme ndaj tyre. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori