Kapen me 400 mijë euro drogë të fortë dy shqiptarët në Itali
Dy të rinjë shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali për shitje të lëndëve të forta narkotike.

Në pranga raportohet se ka rënë një 25-vjeçar shqiptar që drejtonte një automjet Fiat në të cilin kishte fshehur 1.1 kg heroinë.

Kontrollet vazhduan edhe në shtëpinë e 25-vjeçarit. Aty u zbulua shqiptari tjetër 33vjeç dhe një sasi tjetër lënde narkotike e ndarë në disa doza, që pas peshimit rezultoi 7.2 kg heroinë.

Në total u sekuestrua 8.3 kg heroinë. Sipas policisë italiane, dy shqiptarët do të përfitonin 400 mijë Euro nëse lëndën narkotike do ta shisnin me doza. Dy të arrestuarit u dërguan në burgun e Sollicciano në Firenze. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori