Kapën "mat" partnerin, VIP-et që nuk e falën tradhtinë e vazhduan para (FOTO LAJM)

4.Rovena Dilo – Rovena Dilo përfundon lidhjen katër vjeçare me të dashurin e saj dhe se fundi ka rrëfyer dhimbjen që i shkaktoi ky moment. Artistja foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri kur ishte e ftuar në “Këndo këngën time”.

Duke mos e fshehur nga kjo histori ka mbetur e trádhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar ajo thotë:

“Une jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithesi, nuk trádhtoj në jetë.I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë.”

Eltioni duke u etiketuar në komentet që janë bërë nga ndjekësit si “trádhtari” ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie. Burime pranë ish-çiftit bëjnë me dije se një romancë e Eltionit me një vajze më të re në rrethin artistik ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me këngëtaren.
Tradhtia prek fatkeqësisht këdo, pavarësisht statusit që kanë në jetë.

Disa emra të njohura të ekranit guxuan të tregonin publikisht se i kanë dhënë fund romancave për shkak të tradhtive nga partnerët.

Ndër to përfshihen këngëtaret Albërie Hadërgjonaj, Rovena Dilo, Arta Memedi dhe aktorja Huyeda El Sayed.

Shfletoni galerinë për më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2020, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori