Kapën "mat" partnerin, VIP-et që nuk e falën tradhtinë e vazhduan para (FOTO LAJM)

1.Alberie Hadërgjonaj është e njohur për natyrën e saj pa komplekse dhe të ciltër. Ajo ka treguar se është trádhtuar nga bashkëshorti i saj në mënyrë të vazhdueshme. Në një intervistë për “Top Show Magazine ka treguar:

“E kam njohur ish-burrin tim shumë shpejt, që kur unë nuk kam pas ditur të puth. Të jem e sinqerte ai ka dash me më lënë që kur jemi martuar. Ai më ka trádhtuar gjithmonë.”

Alban Dudushi i suprizuar nga deklarata e ka pyetur se çfarë bënte ajo kur ish-burri e trádhtonte. Alberija ka treguar duke qeshur: “Asnjë gjë. Fale një herë, mbyll sytë një herë, mbyll një vesh, pastaj u mbylla fare dhe thashë lëre fare.”
Tradhtia prek fatkeqësisht këdo, pavarësisht statusit që kanë në jetë.

Disa emra të njohura të ekranit guxuan të tregonin publikisht se i kanë dhënë fund romancave për shkak të tradhtive nga partnerët.

Ndër to përfshihen këngëtaret Albërie Hadërgjonaj, Rovena Dilo, Arta Memedi dhe aktorja Huyeda El Sayed.

Shfletoni galerinë për më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2020, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori