Kapen mat nga policia dy vëllezërit, po ndërtonin fermë kanabisi
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot tre persona për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Bëhet fjalë për dy vëllezër dhe një pronar toke, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Ata kishin marrë me qira një copë tokë dhe kishin mbjellur rreth 1500 bimë të dyshuara si kanabis sativa, të kultivuara në kubikë.
Të arrestuarit janë: Dhimitër (Romeo) Krisafi, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.(Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).

Erjon (Niko) Krisafi, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. (Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).

Andrea Xhavara, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, pronar i tokës. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2017, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori