Përplasje me armë zjarri në Greqi, plagoset rëndë shqiptari (FOTO LAJM)

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar është përfshirë në një konflikt me armë zjarri në Greqi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Paleo Faliro pranë një restoranti ku u dëgjuan të shtëna.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të para të policisë, ka patur një konflikt me katër persona të tjerë, e cila nisi nga një dyqan dhe përfundoi në rrugë.

Njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi drejt shqiptarit. Menjëherë pas ngjarjes, u arratisën.


Shtuar 7.03.2020 20:38