Kapen fara kanabisi me vlerë 16 mijë euro, kush janë dy të arrestuarit që furnizonin kultivuesit
Policia e Shkodrës ka goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre dhe arrestoi dy persona.
Si rezultat i këtij operacionit "Gruda" u arrestuan në flagrancë shtetasit, Julian Muhja 43 vjeç dhe Kolë Kesolla 25 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e
provës materiale një qese me
fara të bimës
cannabis sativa dhe një qese me lëndë narkotike
cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. K., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e
provës materiale dy qese me lëndë
cannabis sativa dhe një sasi farash të bimës
cannabis sativa.
Në cilësinë e
provës materiale janë sekuestruar në total rreth 4000
fara cannabis sativa dhe 140 doza lëndë narkotike
cannabis sativa.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000
fara të bimës narkotike
cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 09:50