Kapen dy persona me kokainë në Itali, njëri prej tyre shqiptar
Një aksion i policisë Italine ka vënë në pranga dy përsona, njëri prej tyre ishte shqiptar, të cilëve u është konfiskuar kokainë.

Burime nga mediat italiane bëjnë me dijë se droga ishte e ndarë në tre paketime të vogla, ndërsa ishte bërr gati për shitje.

Policia prangosi një 52-vjeçar italian, i cili drejtonte mjetin dhe një shqiptar, 40 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet ende.

Si dhe raportohet se ata nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi ishin me precedentë penale, ndërsa rezultonin të papunë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti./albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori