Kapen dy hajdutë makinash në Durrës, ja 10 vjedhjet
Policia e Durrësit gjaë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e dy hajdutëve automjetesh, të cilët ishin kthyer në makthin e qytetarëve.

Arrestimi i dy shtetasve Artan Tabaku, 22 vjeç dhe G.H. 17 vjeç, të dy banues në Shijak, është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Egnatia".

Sipas policisë mbi këta shtetas rëndon akuza e një sërë vjedhjesh automjetesh. Bëhet fjalë për sende dhe pjesë të tyre. Efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të hetimeve kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 10 ngjarjeve, ku shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të tyre.

Vjedhjet
1.Më datë 16.04.2016">2016, në lagjen Nr.13, Durrës kanë vjedhur pasqyrat anësore të mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit A.I. 39 vjeç, banues në Prizren.

2.Më datë 20.04.2016">2016, në lagjen Nr.3, Durrës kanë thyer xhamin e trekëndëshit të derës së pasme dhe kanë vjedhur dy pasqyra të mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit I.B. 27 vjeç, banues në Durrës.

3.Më datë 30.04.2016">2016, në lagjen Nr.13, Durrës kanë thyer xhamin dhe i kanë marrë kasetofonin mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit B.B. 22 vjeç, banues në Durrës.

4.Më datë 06.05.2016">2016, në lagjen Nr.9, Durrës kanë tentuar të vjedhin kasetofonin në mjetin tip Opel Astra, në pronësi të shtetasit B.A 32 vjeç, banues në Durrës.

5.Më datë 19.05.2016">2016, në lagjen Nr.4 kanë vjedhur sensorët e mjetit tip Benz, në pronësi të A.L. 30 vjeç, banues në Durrës.

6. Më datë 20.05.2016">2016, në lagjen Nr.13 kanë vjedhur shiritin e sensorëve të mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit E.I. 29 vjeç, banues në Durrës.

7.Më datë 22.05.2016">2016, në lagjen Nr.2, Durrës kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur kasetofonin mjetit tip Renault, në pronësi të shtetasit A.Q. 28 vjeç, banues në Durrës.

8.Më datë 24.05.2016">2016, në lagjen Nr.3, Durrës kanë vjedhur dy sensorë të mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit F.V. 23 vjeç, banues në Durrës.

9.Më datë 30.05.2016">2016, nëlagjen Nr.3, Durrës kanë vjedhur kasetofonin dhe navigatorin në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit G.B. 46 vjeç, banues në Tiranë.

10.Më datë 14.06.2016">2016, në lagjen Nr.6, Durrës kanë vjedhur dy pasqyrat e mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit D.Sh. 38 vjeç, banues në Durrës. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2016, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori