Dy të rinj, përkatësisht 23 dhe 25 vjeç janë
kapur nga
policia e Përmetit, pasi kanë qënë duke
shitur elektromotorët për
skrap.
Bëhet fjalë për të rinjtë Eris Aliko dhe Arif Qerimaj, të cilët janë
kapur nga uniformat blu, në momentin që po i shisnin elektromotorët.
Dy hajdutë të fabrikës dhe mbledhës të skrapit janë
kapur nga
policia, në momentin që po shisnin për
skrap tre elektromotorë të vjedhur nga një fabrikë. Dy ditë më parë,
Policia e Përmetit ka konstatuar thyerjen me dhunë të fabrikës së përpunimit të plastikës dhe vjedhjen e tre elektromotorëve, që e përpunonin./albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014,
ora 09:22