Kapen anëtarët e bandës së hajdutëve në Shëngjin
Pëlqej
Policia e Lezhës arreston tre të rinj të cilët vidhnin banesat e pushuesve në zonën bregdetare të Shëngjinit. Në pranga kanë rënë 18-vjeçari Klisman Marku, 20-vjeçari Ledio Jaku dhe 17-vjeçari Ndue Lleshi, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.


Sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin hynin në banesa duke vjedhur turistët që janë me pushime në Shëngjin, të cilëve u merrnin kryesisht telefona celularë, ora të shtrenjta, gjithashtu edhe para. Shkatërrimi i kësaj bande erdhi pas një hetimi një mujor nga ana e policisë, me metoda të specializuara. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori