Kapen 8 pako me heroinë në Durrës, ndalohet shoferi i kamionit
Një sasi drogëe është kapur nga Policia e Durrësit në Port.

Sipas informacioneve mësohet se lënda narkotike e tipit heroinë u zbulua në një kamion që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe po merret në pyetje.

Heroina ishte rreth katër kilogram dhe është gjetur në çantën që mbante shoferi. Po ashtu mësohet se droga ishte e ndarë në 8 pako të vogla. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2019, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori