Policia e Gjirokastrës sekuestroi mëngjesin e së dielës një tjetër sasi të konsiderueshme lëndë
narkotike. Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës sekuestruan rreth 76 kg marijuanë në kodrat mes fshatit
Lazarat dhe lagjes Dunavat dhe shpallën në kërkim dy persona nga Lazarati.
Lënda
narkotike po transportoheshin me mushka nga dy persona, të cilët kanë përfituar nga errësira për tu shpëtuar forcave të policisë. Në bazë të provave të grumbulluara në vendngjarje, si dhe sendeve personale të dy transportuesve të drogës, është kryer identifikimi i tyre dhe shpallja në kërkim.
Mësohet se ata janë përkatësisht 23 dhe 25 vjeç, nga fshati
Lazarat dhe të skeduar nga policia si persona me precedent penal në fushën e narkotrafiqeve. Sipas policisë, lënda
narkotike kishte si destinacion përfundimtar Tiranën. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2012,
ora 09:47