Kapen 64 kg kanabis në Memaliaj, arrestohet 50-vjeçari
Pëlqej
Policia ka sekuestruar 64 kilogramë kanabis është sekuestruar paraditen e së enjtes në Memaliaj.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M.M, 50 vjeç.

Njoftimi i policisë

Memaliaj.

Goditet një rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”.
Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2017, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori