Kapen 6 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari
Pëlqej
Një sasi e madhe droge është sekuestruar sot në mesnatë.

Operacioni është bërë në Bolonja, Itali, dhe në pranga është vendosur një shqiptar 33 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se është sekuestruar 6 kilogramë kokainë e pastër.

Shqiptari 33-vjeçar mësohet se ishte korrieri që po transportonte drogën.

Droga ishte ndarë në pako dhe e fshehur poshtë sediljeve të makinës. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori