ITALI/ Kapen 510 kg marijuanë, në pranga skafisti shqiptar
Në sajë të një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza është arritur që të sekuestrohet 510 kg marijuanë.

Lënda narkotike është kapur në një operacion të zhvilluar një ditë më parë në Itali, ndërsa në pranga është vënë trafikanti.

Portali "Albeu" mëson se droga ishte fshehur në një motoskaf, i gjatë rreth 5.5 metra.

Në bordin e motoskafit ndodhej lënda narkotike, e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndër të tjera mësohet se trafikanti ka tentuar që të "çajë" rrjetën e policisë, por ka dështuar. Në pranga ka përfunduar skafisti shqiptar me inicialet A.M., 29 vjeç. /albeu.com/



Shtuar më 05/01/2017, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori