Kapen 46 kg kanabis në një kasolle në Tiranë, në kërkim pronarët
Policia e Tiranës ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 46.2 kilogramë kanabis sativa.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se sasia e drogës u sekuestrua në fshatin Mal Derje në Tiranë.

Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua një ditë më parë, rreth orës 12:30 të mesditës.

“Më datë 28.03.2017, rreth orës 12:30, në pjesën lindore të fshatit Mal Derje, në pyll, në një kasolle të braktisur, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.2 kg, bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com/



Shtuar më 29/03/2017, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori