Kapen 40 klandestinë nga Eritrea në Vlorë
Pëlqej
Policia e Vlorës ndaloi mesditën e së martës 40 klandestinë pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë përmes kalimit të maleve nga Greqia.

Policia i ka dërguar ata në spitalin e qytetit, ku iu janë nënshtruar edhe analizave e grafive. Problemi më i madh i tyre, ka qenë dehidratimi i plotë i trupit, pasi kishin ditë që nuk kishin ushqyer dhe pirë ujë gjatë ardhjes në Shqipëri. Mes tyre ka pasur edhe disa femra, të cilat kanë pasur probleme me stomakun. Sipas policisë klandestinët janë me origjinë nga Eritrea.
Shtuar më 12/08/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori