Kapen 31 kg kanabis, tre të arrestuar në Elbasan
Policia e Elbasanit ka sekuestruar 31 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis.

Operacioni policor i koduar "Labinoti" ka çuar në pranga tre persona.

Të arrestuarit janë:

•Klevis Metani, 25 vjec , banues në Tiranë.

•Rexhino Elezi, 27 vjec, banues në Tiranë.

•Redian Vata, 31 vjec, banues në Tiranë

Lënda narkotike u kap në fshatin Labinot -Fushë, në një automjet të marrë me qira. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunetoreve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhimit dhe shitja e narkotikëve". /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2018, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori