Kapen 30 thasë me drogë në Vlorë
Policia e qytetit të Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme 30 thasë me drogë. Lënda narkotike u bllokua në kuadër të operacionit “Treblova”.

Burime nga policia bëjnë me dije se trafikantët kanë braktisur drogën dhe kanë mundur të largohen. Të njëjtat burime sqarojnë se janë 4 persona të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe po punohet për arrestimin e tyre.


Shtuar më 16/10/2014, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori