Kapen 257 kg kanabis në Greqi, mes të arrestuarve edhe "kapoja" shqiptar
Një sasi prej 257 kilogramësh kanabis sativa është kapur në bregun grek të Sivotas dhe në pranga janë vendosur 11 persona, disa prej të cilëve shqiptarë, shkruan SYRI.net.

Mediat greke shkruajnë se droga është kapur mbrëmjen e djeshme në një operacion policor që hetimet i kishte nisur disa muaj më parë.

Por përveç drogës, policia ka bllokuar edhe një gomone me anë të të cilës mësohet se ishte dërguar në zonën bregdetare në Greqi.

Policia ka bërë të ditur se kjo organizatë kriminale që shiste drogë në zonat bregdetare udhëhiqej nga një shqiptar që jeton në Shqipëri, ndërsa një tjetër shqiptar është arrestuar në Sivota sepse për policinë ai ishte njeriu që udhëhiqte organizatën në terren. /Albeu.com/
Shtuar më 17/12/2016, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori