Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Kapen 24 klandestinë në Vlorë
Pëlqej
Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e 24 landestinëve me shtetësi të ndryshme, nga Eritrea, Siria dhe Sudani, dhe duke vënë në pranga 3 shtetasit shqiptarë që kishin organizuar trafikun.

Mësohet se policia ka arrestuar shtetasit: Gramos Kamberaj, 21 vjeç, Elis Ruka, 21 vjeç, dhe Arben Paraj, 33 vjeç, të tre nga Vlora.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kanë marrë 24 klandestinëve shuma të konsiderueshme eurosh, me qëllim trafikimin e tyre nga Gjirokastra për në Shkodër në kufi me Malin e Zi, ku ishte dhe destinacioni i 24 klandestinëve.

Materialet ju referuan Prokurorisë për veprën penale "Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Shtuar më 03/08/2014, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori