Kapen 23 kg drogë në një tunel në Tepelenë
Policia ka sekuestruar 23 kg drogë e llojit kanabis brenda një tuneli në periferi të Tepelenës.

Në bazë të informacioneve të marra rrugë policore se në një tunel në afërsi të fshatit Turan kishte lëndë narkotike, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në policinë e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Komisariatin Tepelenë është ushtruar kontroll në këtë tunel, bëjnë me dije burime zyrtare.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient, u gjetën tre fuçi plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Pesha totale e lëndës narkotike ishte 23 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shtojnë të njëjtat burime.

Asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin, ndërsa Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autor/ve.
Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 06/07/2017, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori