Kapen 207 kg kanabis sativa në Krujë, arrestohet një i moshuar
Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike është sekuestruar ditën e djeshme nga policia e Tiranës.

Mësohet se drogë është gjetur në një banesë në zonën e Krujës, ku është vënë në pranga edhe poseduesi i drogës, 67-vjeçari Mehmet Hoxha.

Siç bën me dije, policia e Tiranës, pas kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës e më konkretisht tek një stanë për bagëtitë, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

Rreth 207 kg kanabis sativa është gjetur në disa thasë najloni dhe fuçi plastike, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, policia thotë se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike"./Albeu.com/



Shtuar më 11/03/2017, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori