Kapen 20 klandestinë me destinacion Gjermaninë
20 klandestinë me destinacion Gjermaninë janë kapur në Kakavijë. Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur 20 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.

Burime nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, bëjnë të ditur se 18 marokene dhe dy palestinez janë kapur në vendin e quajtur Nepravishtë.

Klandestinët u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare, ku u intervistuan. Nga të dhënat rezultoi se ata do të shkonin në Mal të Zi dhe me pas kishin si destinacion Gjermaninë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2016, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori