Të shkosh tek psikologu nuk do të thotë që je i çmendur

Psikologia Qerime Daçi ka folur për çrregullimet psikologjike në shoqërinë tonë dhe stereotipin që i shoqëron shqiptarët.

Daçi tha se shoqëria shqiptare nuk i kushton vëmendje shëndetit mendor dhe nuk marrin guximin për të shkuar tek psikologu pasi i druhen paragjykimeve. Ajo bën me dije se një pjesë e adoleshentëve kanë nevojë të trajtohen nga psikologët për t’i lehtësuar mendërisht por kjo nuk ndodh në Shoqërinë tonë e cila të paragjykon duke të vendosur epitetin “i çmendur”.

“Psikologjia sot po preket shumë por shqiptarët nuk i kushtojnë vëmendje shëndetit mendor pasi konsiderohet dhe paragjykohen se në rast se shkon tek psikologu je i çmendur. Shqiptarët nuk marrin guximin për të shkuar në psikologu.

Ndër vite ka ndryshuar vetëm pak % mendësia krahasuar me vitet e mëparshme me idenë që do të shkoj tek psikologu. Jashtë Shqipërisë kanë mendje më të hapur dhe shkojnë për të shkuar tek psikologu për të shëruar mendjen. Gjithashtu edhe të rinjtë shqiptarë stepen ngaqë kanë dëgjuar nga prindërit pasi ka të bëjë me shëndetin mendor dhe rregullimet mund të etiketojnë si të çmendur. Shqiptarët nuk i kushtojnë rëndësi gjendjes mendore, thot psikologia për “Fax News”.

Çrregullimet që vuajnë shqiptarët? “Çrregullimi i parë i adoleshentëve dhe shqiptarëve është stresi. Mendojnë gjëra duke i marrë me emocione. Adoleshentët nëse kanë ndonjë problem krijojnë stres duke i mbi menduar gjërat. Janë disa simptoma si rregullime të ankthit që përjetohet në gjumë. Çfarë kemi kaluar ditën na shfaqet natën ankthi nuk na lë të zgjohemi nga gjumi dhe gjatë ditës kemi rregullime të dridhura. Ankthi nuk ka lidhje fare me lidhjen e gjinisë por lidhet me gjendjen psikike të njeriut. Dikush që ka kaluar ngjarje më të rëndë”, tha Daçi