Kapen 2 shqiptarë, me 15 kg kokainë në Gjermani
Pëlqej
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë gjermane, pasi janë kapur me 15 kilogramë drogë, e llojit kokainë. Mësohet se shqiptarët, njëri 35 dhe tjetri 22 vjeç, janë kapur nga ndjekësit e tregtarëve me drogë ndërsa udhëtonin me makinë në autostradë, në drejtimin Munih-Salzburg. Siç transmetojnë mediat gjermane, droga ishte fshehur në hapësirat e rrotave të makinës ‘Citroen’.

Mësohet se shqiptarët, të cilët jetonin në Nordrhein Westfallen, janë arrestuar teksa ishin nisur drejt Italisë. Sipas policisë, vlera e drogës kap shifrat e 300 dhe 400 mijë eurove.

Hetimet janë realizuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim në mes të grupit hetues për drogë të Entit Kriminalistik të Bavarisë bashkë me prokurorinë shtetërore Trauenstein.

Shtuar më 02/08/2014, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori