Kasaphana në Lezhë, policia zbardh shkakun e aksidentit tragjik
Pëlqej
Policia ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me aksidentin e djeshëm në Lezhë, nga i cili mbeti i vdekur një person dhe i plagosen gjashtë të tjerë.

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i mjetit me targa SH 0044 E, Kreshnik Bekteshi, i cili ka kryer një parakalim të gabuar.

Ndërkohë, pas tij ka qenë me makinë vëllai i Bekteshit, i cili me të parë aksidentin ka ndaluar për t'i dhënë ndihmën e parë, por nuk ka siguruar makinën, e cila më pas ka përfunduar në kanal.


Policia bën me dije se nuk ka patur të lënduar në këtë rast, pasi të gjithë pasagjerët kishin dalë nga makina.

"Nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi kishin dalë nga mjeti të gjithë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volksëagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, vëllai i drejtuesit, shtetasi B.F. 37 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve"., - bën me dije policia.

Gjithashtu janë lënduar drejtuesi i mjetit Audi dhe pasagjerët po në këtë mjet, ku nga këta, shtetasi Kreshnik Bekteshi , 44 vjeç dhe pasagjeria S.B. 35 vjeçe ,banues në Shkodër, ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasit V.M. 70 vjeçe, N.T. 17 vjeçe dhe A.B. 3 vjeç, banues në Shkodër ndodhen në Qendrën e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Shtetasi Kreshnik Bekteshi, u arrestua në flagrancë , për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 17/07/2017, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori