Kap gruan mat me kushëririn, fëmijet qajnë në televizion: Babi çfarë po bën
Pëlqej
Një 54-vjeçar nga Kavaja i ka dhënë fund martesës së tij të gjatë për shkak të tradhtisë bashkëshortore. Babai i 3 vajzave rrëfen se e ka kapur në flagrancë të shoqen me të afërmin e tij dhe nga ai çast divorci ishte e vetmja alternative.

Konflikti mes tyre ka përfunduar në polici, palët janë përballur me njëri-tjetrin, ndërsa ai akuzon efektivët se e kanë mbajtur padrejtësisht të izoluar përgjatë gjithë natës. Ai iu drejtua gjykatës, dhe përveç divorcit problem tjetër ishte ndarja e pasurisë. Kjo ngjarje e rëndë anuloi edhe dasmën e njërës prej vajzave e cila ishte caktuar vetëm 10 ditë më pas.

Teksa tregon historinë e jetës së tij në emisionin “Me zemër të hapur” në “Neës24”, 54-vjeçari thotë se në shtëpinë e tij jeton aktualisht ish-bashkëshortja me të bijën. Ai është kundër këtij vendimi dhe thotë se nuk do pranojë kurrë që ajo të jetojë në atë banesë, ndërkohë që ai endet rrugëve.

Vajzat e akuzojnë për sjellje të padenjë, për abuzim me alkoolin dhe dhunë, ndaj a nuk i afrohet dot madje as banesës për shkak të një urdhri mbrojtje, ndërkohë që ai nuk pranon asnjë nga akuzat dhe kërkon të bëhet drejtësi.

Njëra prej vajzave mori në studio duke i kërkuar mes të qarave atij që të mos i zgjidhte problemet në televizion.

“Mener jush, kur i pashë unë, ky ia kishte futur kokën te gjoksi. Unë e njoha. Ajo i thoshte ik, ik”, rrëfen 54-vjeçari.

“Ajo më tha ‘të martojmë gocën’, dhe pastaj ma bëj mishin copa copa. Por unë i denoncova menjëherë në polici. Ata erdhën menjëherë, 3-4 policë. Por gjatë marrjes në pyetje faktet u deformuan.

Gruaja me thoshte ‘unë me trupin tim bëj ç’të dua’. Por unë i thashë që kjo gjë nuk mund të ndodhë për sa kohë jemi bashkë, e jetonte me djersën time. Po ai ka bërë me llafe edhe gra të tjera aty”, thotë ai.

Ndërkohë që njëra nga vajzat e tij, e kontaktuar nga stafi i emisionit ka shpërthyer në lot, dhe duke qarë i kërkon të atit t’i zgjidhë problemet me familjen, dhe të mos tregojë gjëra të kësaj natyre publikisht.

“Babi të lutem, mendo për ne. Ke bërë tre krushqi. Çfarë po thua në televizion, shko e zgjidhi gjërat me familjen, jo kështu”, thotë vajza duke ngashëryer në telefon. /Balkanëeb/
Shtuar më 23/04/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori