Kaosi prej bandave në Shkodër, vëllai i Fatbardh Liçit reagon ndaj policisë
Kur kanë kaluar një muaj e gjysmë nga vrasja e Fatbardh Licit dhe ende nuk ka asnjë person përgjegjës për këtë ngjarje, vëllai i tij, Mustafa Lici, denoncon Policinë e Qarkut Shkodër se është e lidhur me bandat kriminale.

Ai thotë se tashmë për çdo gjë që ndodh në Shkodër, policia rrethon shtëpinë e tij duke i marrë si të dyshuar.

"Shkodra po vuan një diktaturë të madhe që nuk është parë as në 1946-n. Janë 6 të vrarë dhe 2 të humbur. Pjesa më e madhe e ngjarjeve janë pa autor. Vrasjet këtu në Shkodër janë bërë në bashkëpunim të bandave me Policinë", shprehet ai duke theksuar bandat në Shkodër janë forcuar prej policisë, shkruan Panorama.

"Rasti i fundit i vrasjes së Arjan Ferracakut, Policia ka marrë dy fëmijë njëri 15 vjeç dhe tjetri 16 vjeç. 16-vjeçari është djali im. E marrin këtu në shtëpi dhe Policia e mban 4 orë. Shtëpia jonë është bërë poligon qitjesh nga regjimi diktatorial i kësaj qeverisjeje”, shprehet Mustafa Lici.

"Çdo orë shteti sillet me furgona policie përreth shtëpisë, me nga dytre furgonë. Çdo incident që kryhet në Shkodër, çdo plumb që nxirret në Shkodër, edhe pa vrasje, menjëherë rrethohet familja ime nga Policia dhe marrin në shtëpi nga 3-4 vetë, u marrin gjurmët e gishtave dhe i lëshojnë pas 4 orësh. Herë marrin 3-4 vetë, herë 1-2 sa të gjejnë në shtëpi", vijon ai.

Shtuar më 03/09/2018, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori