Kaosi me maturantët/ Plas gallata me ministren Nikolla në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Situata aktuale në sistemin e ri arsimor për përzgjedhjen e degëve nëpër Universitete është një katastrofë e vërtetë, aq sa mund të quhet një dështim që rrezikon studimet e larta të maturantëve, të cilët ndodhen në një situatë kritike.

Gjatë ditës së sotme maturantët zhvilluan protestë përpara Kryeministrisë, ndërsa kanë paralajmëruar edhe për të tjera gjatë ditëve në vijim, ndërsa ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama kanë lavdëruar sistemin e ri arsimor pavarësisht kritikave dhe pakënaqësive të maturantëve.

Studentët shprehen se pavarësisht që kanë mesatare të lartë, nuk kanë fituar asnjë degë në Universitetet shtetërore por në ato private.

Akuzat dhe pakënaqësitë janë të shumta ndaj ministres Nikolla, e kjo është më evidente nëpër rrjetet sociale pasi kanë filluar talljet me ministren Lindita Nikolla, e cila gjithashtu po akuzohet nga opozita se po u “djeg” të ardhmen maturantëve, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e saj./Albeu.com/
Shtuar më 07/09/2016, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori