Kaos tek covid 2, pacientët presin disa orë deri në 3 ditë jashtë spitalit në autoambulancë
Shqipëria po kalon ditë të vështira për shkak të COVID-19, i cili ka shkaktuar vetëm sot 18 viktima.

Urgjenca e spitalit "Shefqet Ndroqi", i kthyer në Covid 2, po përballet me një fluks pacientësh të infektuar me koronavirus.

Mesditën e së premtes, kanë mbërritur 7 autoambulanca në ambientet e spitalit dhe kanë qëndruar jashtë për 30 minuta deri në një orë në pritje për të dorëzuar pacientët në gjendje të rëndë.

Autoambulancat qëndrojnë të parkuara larg sheshpushimit derisa tu vijë radha që të fusin pacientët brenda spitalit dhe të marrin trajtimin që i nevojitet për Covidit, njofton neës 24.

Burime thonë se koha e pritjes së pacientëve në Urgjencën e Sanatoriumit shkon nga disa orë deri në 3 ditë në varësi të shtretërve që lirohen dhe gjendjes së pacientit.

Që prej datës 15 nëntor spitali më i madh covid, Sanatoriumi numëron 220 të shtruar aq sa ka edhe shtretër.
Shtuar më 27/11/2020, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori