Kaos në Tiranë, trafiku paralizon prej orësh lëvizjen e automjetëve
Tirana është kthyer në një tmerr për qytetarët në këto festa të fundvitit.

Trafiku është rënduar ndjeshëm dhe lëvizja e qytetarëve është bërë gati e pamundur, sidomos në orët e pasdites.

Mësohet se dalja nga kryeqyteti ka qenë një mision i pamundur gjatë pasdites së sotme.

Aktualisht, dalja drejt Veriut nga mbikalimi pranë Kthesës së Kamzës deri në Kamzë ka radhë të gjata automjetesh , të cilat nuk lëvizin thuajse fare.

Qytetarët shprehen të shqetësuar se kanë orë të tëra që qëndrojnë në makinë, aq më tepër sot në vigjilje të Krishtlindjeve. /albeu.com/


Shtuar më 24/12/2019, ora 19:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori