Kaos në Sarandë, radhë kilometrike makinash dhe ndërprerje energjie
Një trafik i pazakontë për një qytet si Saranda është raportuar në minutat e fundit në një kohë që qyteti bregdetar pret mijëra pushues në sezonin veror.

Siç shikohet edhe nga fotot radha e makinave në brendësi të qytetit është kilometrike, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku që e ka shkaktuar këtë trafik, njofton Opinion.al

Ndërkohë që mësohet se në qytet ka pasur gjatë mbrëmjes edhe ndërprerje të energjisë elektrike duke e shtuar edhe më shumë kaosin. /albeu.com/

Shtuar më 09/08/2017, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori