E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
Kaos në Durrës, 10 mijë shqiptarë u larguan sot nga Shqipëria
Burimeve nga policia kufitare e Durrësit bëjnë me dije se mbi 10 mijë shtetas u larguan drejt porteve të Italisë këtë të shtunë me tragetet e linjave.

Fluksi i udhëtarëve është shoqëruar edhe me shtimin e sporteleve të shërbimi, por pa mundur të shmangë vonesat.

Numri i lartë i pasagjerëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi radhë te gjata dhe pritje disa orëshe.

Në terminalin e pasagjerëve këtë vit është dhënë urdhër të mos lejohen mediat të filmojnë çfarë ndodh pas sporteleve të policisë.

Pak ditë më parë ishte një turist italian ai i cili filmoi një sherr masiv midis pasagjerëve dhe një punonjësi trageti, sherr i cili ndodhi si rezultat i pritjes së emigrantëve për disa orë në këtë terminal. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2018, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori