Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, trafiku bllokon pushuesit në Gjirin e Lalzit
Si ditë e dielë, shqiptarët kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt plazhit për t’i shpëtuar vapës në Tiranë.

Por qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ka qenë i vështirë pasi trafiku ka qënë shumë i rënduar.

Tek mbikalimi i Vorës, shihet qartë se rreth mesditës qarkullimi në njërën prej korsive të autostradës, kur shkon për në Durrës është pothuajse i pamundur.

Makina të tëra janë rreshtuar njëra pas tjetrës duke ecur me shpejtësi minimale. Qytetarëve që kanë lëvizur nga Tirana drejt Durrësit dhe anasjelltas u është dashur më shumë kohë se zakonisht për të përshkuar këtë aks.

Por më e keqe duket situata në rrugën nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas. Trafiku ka mbërritur në 7 kilometra dhe njerëzit kanë dalë nga makinat, duke e bërë situatë kaotike.

Trafiku i rënduar mund të ketë ardhur si pasojë e dyndjes së banorëve të kryeqytetit, por jo vetëm, në qytetin bregdetar gjatë fundjavës. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori