Kanosi uniformat blu, arrestohet 37 vjeçari
Një i ri nga Katund Sukthi, fshati ku ndodhi vrasja e kryekomisarit Adem Tahiraj ka “sfiduar” policinë e Shijakut. I riu, i identifikuar si Idlir Dervishi, 37 vjeç, është veshur si polic dhe ka nisur të tallej me efektivët e policisë që ndodheshin në shërbim në hyrje të godinës së Komisariatit të Shijakut.

Ai ka nisur të fyejë dhe shajë, ndërkohë që nën uniformë mbante një thikë, mjet i cili i plotësonte kushtet e klasifikimit si armë e ftohtë.

Dervishi ka vijuar sulmin verbal ndaj punonjësve të policisë që ndodheshin në shërbim dhe nuk u është bindur urdhrave të tyre, deri në çastin që ata kanë reaguar dhe neutralizuar. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2012, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori