Kanosi punonjësin e policisë, e pëson 35 vjeçari
Një 35-vjeçar është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke kanosur një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.S., 35 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2019, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori