Kanë krisur marrëdhëniet? Veliaj: Unë me Ramën, mish e thua
Pëlqej
Pas fjalëve se mes kryetarit të bashkisë Tiranë, dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një krisje, ka folur edhe vetë Erion Veliaj.

“Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë. U them paçi fat atyre që besojnë te cic micet e protaleve, sepse jeni rëndë tha ai në Report Tv.

I pyetur se cfarë do ndodhte nëse Rama nuk do ta rikandidonte, Veliaj tha se një sfidë e tillë nuk do të vijë.

Pavarësisht se Rama u shpreh pak më parë se nuk i dihet në këtë anë, Erioni këmbënguli se ka punuar shumë dhe ndaj do të konfirmohet.

Nëse nuk iu jep një mundësi të dytë? Mendohet se rritja juaj, e vë në hije atë…

Sa është afër mishi me thoi, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori