Kanë 10 fëmijë së bashku, gruaja godet me sqepar në kokë bashkëshortin në Kurbin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kurbinit, ku një grua e moshës 60 vjeçe ka goditur me sqepar bashkëshortin e saj.

Çifti në fjalë i martuar prej disa vitesh ka 10 fëmijë, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. 62-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që gruaja është shoqëruar për në komisariat.
Shtuar më 06/11/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori