Kandidimi përballë Ruçit në PS/ Kokëdhima: S'jam i interesuar
Koço Kokëdhima ka deklaruar se në mënyrë kategorike s'do jetë sfidant i Gramoz Ruçit, ndërsa ka lënë enigmë se për çfarë detyre do të kandidojë. Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka deklaruar sot se ai nuk do të jetë sfidant i Gramoz Ruçit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Socialiste.

Në një deklaratë për “News 24” pas seancës për çështjen e mandatit të tij në Kushtetuese, Kokëdhima ka theksuar se do të kandidojë për një detyrë tjetër, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

“Jam në dijeni të shumë spekulimeve që janë bërë, është e vërtetë se ka pasur debat mes meje dhe Ruçit, nuk ka qenë personal, as nuk ka qenë debat për postin e Ruçit, unë e kam shpjeguar edhe herë të tjera. Nuk kam qenë i interesuar për të kandiduar për atë post, nuk jam dhe nuk do të jem i interesuar”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2016, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori