Kandidimi për deputet, pushtetarët vendorë dorëhiqet nga postet
Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja ka dhënë dorëheqjen nga posti që ai mbante pasi do të garojë si kandidat për deputet nën siglën e Partisë Demokratike.


“Kam dhënë dorëheqjen time nga posti i perfektit që më datën 6 maj sipas ligjit. Tashmë kam filluar fushatën si i dorëhequr nga posti që kisha”, - deklaroi Kruja për Gazetën Shqiptare.

Ndërkohë që edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e cila kandidon në Tiranë, tha po dje për “GSH”, se do të zbatojë ligjin, përkatësisht nenin 63, pikën 4 të kodit zgjedhor.

“Kodi zgjedhor, pikërisht neni 63, pika 4 e përcakton qartë nëse duhet ose jo të dorëhiqem nga bashkia dhe unë në këtë rast do të respektoj atë çfarë thotë ligji”, - deklaroi Tabaku. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori