Kandidatura e Nanos për president, përçan aleancën e djathtë
Albeu.com
Aleatet e PD duket se janë të përçarë lidhur me mbështetjen e kandidaturës së Nanos për president në vitin 2007. Pas pohimit të Olldashit se do të votonte për Nanon president ka qenë kryetari i grupit parlamentar të Partisë republikane që ështe shprehur pro Nanos.Arjan Madhi ka deklaruar se do të votonte për Nanon për të shmangur krizën. Ndërsa dy parti të tjera si PDK dhe PDR kanë akoma rezerva lidhur me kandidaturën e Nanos. Ndërkaq opozita vazhdon të shprehet se do të bllokojë zgjedhjen e presidentit dhe do të kalojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Shtuar më 02/10/2006, ora 12:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori