EMRI/ Kush është i riu që mbeti i plagosur sot në Tiranë, policia jep detaje

Një 19-vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në Tiranë në rrugën “Liman Kaba”. Mësohet se i plagosuri është Reginaldo Kacorri, nga Rrësheni, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore  nuk dihet ende. Ai nuk rezulton me precedent penal.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të dyshuar si autorë të plagosjes.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 16:15